Alsat 2019-05-27T15:29:53+02:00
Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë në kuadër të pastrimit brenda LSDM-së dhe Qeverisë. Sipas VMRO-DPMNE-së, qytetarët kërkojnë dorëheqjet e ministrave dhe jo të nënkryetarëve të partisë. Partia e Mickoskit vlerëson se me dorëheqjet vetëm partiake, LSDM i kushton rëndësi interesave partiake dhe jo atyre shtetërore.
Zaev po bën pastrime brenda partiake vetëm që ta sigurojë pozicionin e tij sepse e ka kuptuar se është futur në lëmsh të thellë. Për këtë arsye po i shkarkon të gjithë ata që mund t’i jenë kundërshtar në LSDM. Kërkon fajin tek të gjithë por vetëm tek vetja jo. Dështimet nuk mbulohen me dorëheqjet e drejtorëve por nevojitet dorëheqje kolektive e gjithë Qeverisë në krye me Zoran Zaev- deklaroi Vllado Misajllovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Duke u thirrur në rezultatet qeveritare dhe partiake, Zaev nuk shef arsye për t’u dorëhequr nga kreu i partisë. Sipas tij, kjo Qeveri parqet ekzekutivin historik të vendit e cila ka zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët dhe po shënon rritje enorme ekonomike.
Nuk shoh asnjë arsye që Zoran Zaev të japë dorëheqje, për faktin që bashkuam shoqërinë multienike dhe ecim para në drejtim të kristalizimit të saj. Koncepti i ri, me strukturë të re dhe ministrin e re për sistem politik parashikon fundin e ndarjes sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe t’i drejtohemi me qytetar- tha Zoran Zaev.
Lidhur me dorëheqjet dhe pastrimet brenda opozitës, kryeministri Zaev ka deklaruar se opozita ndodhet në situatë me të keqe se me ish liderin e saj Nikolla Gruevski dhe për këtë arsye partia më e madhe opozitare duhet ta ndjek shembullin e socialdemokratëve.
Adrian Kerimi
Loading…



