Alsat 2019-08-05T15:28:43+02:00
Vetëm gjashtë nga gjashtëdhjetë kilometrat e gjata të bregut të Ohrit-Strugës janë të urbanizuara, thonë nga Shoqata Hotelierike -HOTAM. Sipas kësaj shoqate situata është në ‘status kuo’ për disa vite dhe kjo po parandalon ndërtimin e objekteve të reja hotelierike, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit. HOTAM thotë se ka kohë që kanë bërë kërkesë për një Plan të Përgjithshëm Urbanistik për tërë gjatësinë, por pa epilog.
Për momentin nëse kërkojmë vendndodhje për një hotel të ri, mund të them se nuk ka, nuk ekziston. Ka njerëz, ka investitorë, ka njerëz që kanë shkuar jashtë dhe duan të investojnë dhe të bëjnë diçka. Por duhet t’u mundësohet. Duhet të jepet vendndodhje nëpërmjet tenderëve dhe do të fitohet një çmim. Ka vende interesante ku duhet të ndërtohen hotele, jo të uzurpohen për diçka tjetër – tha Kërste Blazhevski, kryetar i HOTAM.
Nga Komuna e Ohrit për Alsat thanë se pas miratimit të Planit të Menaxhimit të Rajonit të Ohrit së bashku me Strategjinë e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Strategjisë së re të Zhvillimit të Turizmit të Ohrit, Sektori i Planifikimit urban dhe tokës për ndërtim do të fillojnë me zhvillimin e planeve urbanistike për zonën përgjatë bregut.
Këto aktivitete janë në përputhje me Rekomandimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nën numrin 7 dhe janë përcaktuar në kornizën e Planit të Veprimit të përgatitur nga Komuna e Ohrit bazuar në konkluzionet e Mbledhjes së 146 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut -njoftuan nga Komuna e Ohrit.
Analizat tregojnë se numri i objekteve hotelierike të ndërtuara pranë bregut të liqenit vitet e fundit nuk është më shumë se dhjetë. Ohri dhe Struga disponojnë me10.000 shtretër hotelirik, që sipas hotelierëve është numër i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat në rritje.
Miki Trajkovski
Loading…


