Drejtoresha e shkollës ‘Naim Frashëri’ në Tiranë, Anila Pulhana, e ftuar në emisionin “Log” në News24, ka komentuar ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14- vjeçari Martin Cani.
Ajo tregon se mbi 90% e debateve mes nxënësve vijnë nga telefoni dhe se ata i dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe të rënda në rrjetin social ‘Snapchat’.
“Sherret mbasdite janë të frikshme, i dërgojnë mesazhe të rënda njëri-tjetrit. Në Snapchat përgjithësisht, marrim dijeni nga nxënësit që tregojnë”, tha ajo.
Pulhana ndër të tjera tregoi se gjatë aktiviteteve në shkollën e tyre, ka nxënës që refuzojnë të fotografohen apo filmohen, pasi kanë frikë se bëhen ‘meme’.
Anila Pulaha: Është brezi më i vështirë, probleme më të mëdha janë në shkolla 9-vjeçare. Problemet janë të shumta. Mbi 90% e debateve vijnë nga telefoni. Për disa fëmijë është gropë e zezë. Sherret mbasdite janë të frikshme, i dërgojnë mesazhe të rënda njëri-tjetrit.
Në Snapchat përgjithësisht, marrim dijeni nga nxënësit që tregojnë. Adoleshentët kanë nevojë të flasin, ata vijnë më shumë, prindërit jo fatkeqësisht. Bëjmë aktivitetet në shkollë dhe na thonë mos na nxirr te faqja e shkollës se do më bëjnë meme.