Me shumicë prej 83 votave “për”, deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, ZNAM, por edhe të partisë opozitare BDI, në kuvend, sot i kanë votuar ndryshimet ligjore, me të cilat do të pengohet që në tre komunat, Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, të mbahen zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi që, ish krerët në këto komuna, Timço Mucunski, Arben Taravari dhe Blerim Bexheti, kanë hyrë në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës.
Për ligjin kundër ishin 17 deputetët e LSDM-së, ndërsa deputetët e Levicës nuk votuan.
Për votimin e ndryshimeve të këtij ligji ishte i nevojshëm edhe Badenteri, që u arrit me ndihmën e deputetëve të BDI-së. /SHENJA/
Data 07.09.2026
Aktuale
- Rritet në 1.398 numri i viktimave nga përmbytjet në Nepal-Kinë, të zhdukur mbi 5.500 persona
- VIDEO INTERVISTA| Ali Aliu: Një jetë në katër sisteme!
- LSDM: Tetë viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor dhe dy javë pa raport të ujit në Gostivar
- BDI: Vazhdon etikja para etnikes – Kasami relativizon përjashtimin e shqiptarëve
- Stojanovski bëri krahasim të rritjes ekonomike: VMRO‑DPMNE me 3,5% kundrejt 1,9% të LSDM-së
- Kuzeska: Janushev është pjesë e sistemit ku edhe shoferët marrin ryshfet, hetimi duhet të zgjerohet
- Sherr pranë pikës pagesore të Gostivarit, tre persona dyshohen për sulm fizik
- Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë duhet të zbatohet



