Alsat 2019-08-05T12:27:08+02:00
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka vizituar në spital dy policët të cilët gjatë kryerjes së detyrës pësuan nga aksidenti në afërsi të fshatit Radishan të Shkupit, kur vetura e tipit BMW me shpejtësi të madhe, goditi veturën e policisë.
Pas vizitës, Nuhiu ka plasuar një fotografi në rrjetin social facebook, të cilës i ka bashkangjitur thënien: Duke respektuar rregullat në komunikacion, ju të nderuar qytetarë bëheni aleatë me policët e trafikut për shëndetin dhe jetët tona! Ejani t’i respektojmë rregullat në komunikacion!
Loading…



