Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) duhet t’i dëgjojë kërkesat nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, por edhe nga Pleniumi i profesorëve, të cilët kanë ngritur zërin për reforma në arsim, duke i shkarkuar nga mbingarkesat e shumta, të një numri të madh të lëndëve mësimore, por as paralele me më shumë nxënës në klasë. Për Plenumin e Profesorëve një ndër çështjet kryesore është rritja e rrogave te mësimdhënësit.
Profesor Enver Ajdini, thotë se rritja e pagave të mësimdhënësve nuk duhet të paraqet problem, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ata duhet vazhdimisht të gjejnë rrugëzgjidhje për forcimin e arsimit dhe ngritjen e cilësisë, ku shton se rritja e pagave do të jetë stimulim, për mësuesit.
“Vetëm në arsim, prej shumë vitesh nuk ka pasur rritje të rogave, prandaj mendojmë se si hap i parë i rëndësishëm është rritja e rogave”, deklaron profesor Enver Ajdini, duke plotësuar se kjo nuk është asnjë pengesë që MASH-i dhe gjitha strukturat tjera të lidhura me arsimin të punojnë në drejtim të gjetjes së mënyrave për eliminimin e dobësive dhe rregullimin e çështjeve të cilat pengojnë përmirësim e cilësisë.
Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar thonë se kjo kërkesë, nga ana e tyre, është e kahmotshme, por, mbi të gjitha duhet të inkuadrohen këshilltarët e arsimit, ku edhe do ndikojë në cilësinë e arsimit.
“Ne ato kërkesa i kemi bërë shumë më herrët edhe për zvogëlimin e orëve edhe për shkarkimin e programeve mësimore. Ne kërkojmë program të ri, strategji të re të arsimit, ku edhe të krahasohet me ato shteteve fqinje, që të kemi lëvizje më të lirë të fëmijëve si në Kosovë dhe Shqipëri, Serbi – Preshevë. Për rritjen të rrogave, ne vazhdimisht e kemi bërë këtë kërkesë. Ne mbi të gjitha kërkojmë kontrollim të sistemit arsimor, kontrollim të diturive, që do të thotë ngritje e cilësisë së arsimit. Duhet të fillohet nga këshilltarët pedagogjik, ne kërkojmë rritjen e këshilltarëve pedagogjik, në Byron e zhvillimit të arsimit sepse, nuk munden arsimin ta kontrollojnë inspektorët e arsimit, sepse inspektori nuk është në të gjitha lëndët, por vetëm në një lëndë. Ai mund të kontrollojë sa respektohet ligji në arsim, e jo procesin mësimor. Ne kemi inspektor të arsimit që ka kryer drejtësi, pyetja është çfarë kupton ai nga gjuha dhe letërsia. Qeveria e mëparshme një dekadë e ka rrit vazhdimisht numrin e inspektorëve, ndërsa e ka zvogëluar numrin e këshilltarëve pedagogjik. Ne kërkojmë që arsimi të ketë rroga më të larta, por do të duhet mbi të gjitha të ketë kontroll”, thotë Nuhi Dardhishta, nga LASH, për Almakos.
Ajdini thotë se kanë marrë premtime për rritjen e rogave në arsim si dhe për zgjidhjen e një sërë problemeve të tjetra me të cilat ballafaqohen shkollat fillore dhe të mesme.
Lidhur me reformat në arsimin fillor dhe të mesëm, në proces e sipër është formimi i më tepër grupeve punuese që do të angazhohen në reformat e mësimit klasor, mësimit lëndor dhe arsimit të mesëm, duke përfshirë këtu edhe ligjet që e rregullojnë materien e këtyre fushave”, thuhet në raportin që MASH-i publikoi pas takimit me përfaqësues të mësimdhënësve, sindikatave dhe organizatave qytetare që trajtojnë çështjet e arsimit.
Delvina Kërluku
Almakos.com

