Një polic në Kumanovë ka marrë çarje në trup pasi ka tentuar që të marrë thikën gjatë një grindjeje familjare.
Dje rreth orës 14:00, në oborrin e shtëpisë në rr.”Angja Rankoviq” në Kumanovë, Xh.S. (33), i cili është lëshuar në pushim shtëpiak nga Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu Shkup, ka filluar të grindet me ish-gruan e tij të pakurorëzuar N.R.(47). Atëherë djali i saj R.R. ka filluar me duar ta shtyjë Xh.S. dhe nga tryeza ka marrë thikë kuzhine duke vazhduar të grindet me të. Xh.S. ka arritur t’ia marrë thikën, ndërsa pas një kohe të shkurtër, në vendin e ngjarjes ka ardhur ekip nga stacioni
policor Kumanovë. Gjatë tentimit që t’ia marrë thikën Xh.S., një nëpunës policor e ka lënduar veten, gjegjësisht ka marrë çarje nga thika në shuplakën e dorës së majtë. Xh.S. është arrestuar dhe dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Idrizovë. Plaga i është sanuar nëpunësit policor nga ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në


