Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur pasditen e djeshme në një park në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Për rastin në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) Shkup nga Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, ku është dërguar i lënduari.
“Sot (02.12.2024) nga Spitali Shtetëror Qeveritar “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë Xh.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit është lënduar në park në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ në Shkup”, njofton MPB.
Ministria e Brendshme nuk bën të ditur moshën e të plagosurit dhe as seriozitetin e gjendjes së tij. Nga aty shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.]
Kujtojmë se me 23 nëntor, në një kafene në Haraçinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku sipas informacioneve jozyrtare, është përfshirë Faruk Masllani, vëllai i Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versac.
Faruk Masllanit, ësht vëllai i Shenoll Masllamit i falur së fundmi nga presidentja Gordana Siljnovska, gjë që hasi në reagime në opinion.