Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë qenë sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku ka nisur procesi i vaksinimit anti-Covid.
“Janë rreth 700 të moshuar, pjesa tjetër janë staf. Pra janë rreth 1 mijë persona që vaksinohen”, tha Manastirliu.
Ndërkohë, Rama u ndal tek dorezat e infermiereve që po iu bënin vaksinat të moshuarve, duke shigjetuar kështu lajmet që qarkulluan në rrjet ku gjatë vaksinimit në Shkodër, infermierja nuk ishte e pajisur me doreza.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama: Shumë mirë që i keni vënë dhe dorëza sot se janë dhe këta inspektorët në FB dhe në këto portalet.
Manastirliu: Dje vaksinatorët ishin pa dorëza
Infermieret: Ne jemi mjeshtre prej 30 vitesh
Rama: Po mua më thua? Po janë inspektorët në fb! Sicc thoshte Konica: Dembelët më aktiv. Janë dembelët aktivë që nuk të lënë të punosh. Dua të falënderoj me gjithë zemër stafet e të moshuarve, pasi kanë ndenjur mbyllur me ju. Ju kanë ruajtur. Nuk ka ndodhur si në shtëpitë e të moshuarve në Europë. Këtu keni qenë në karantinë totale. Tani me vaksinën dhe ato do të shkojnë në shtëpi dhe ju jeni të mbrojtur. Të jeni mirë me shëndet, dhe..këtu jemi”, tha Rama.
Një pensionist: Kur Basha u bë kryetar bashkie…Thuaji; e mbajte premtimin për tramin?!
Rama: Mos thoni kështu, se thonë që ju kam mësuar unë. Faleminderit! Keni bërë një sakrificë të jashtëzakonshme që keni qëndruar me të moshuarit. Shumë faleminderit!



