Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga ku pritet të përcaktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
T7 raporton se deri më tani të pranishëm janë përfaqësuses nga të gjitha partitë politike.

Mbledhja e Kryesisë është thirrut të premten nga kreu i kuvendit të Kosovës, në dorëheqje, Kadri Veseli, derisa në agjendë pritet të jetë edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e kryesisë së Kuvendit ka dy pika të rendit të ditës, që janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. /Express/



