01 November
Katër nga të arrestuarit e rastit të Kumanovës për 28 muaj po mbahen qeli. Avokatja e të akuzuarve Artene Iseini thotë se klientët e sajë Sami Ukshini i njohur si komandat Sokoli mbahet në izolim në burgun e Prilepit, ndërsa Enver Hoxha Klain, Genci Sefaj dhe Lendit Rustemaj në burgun e Manastirit.
Sami Ukshini, komandat Sokoli në vuajtjen e paraburgimit 28 muaj mbahet në izolim total edhe pse sipas vendimit gjyqësor si vend për vuajtjen e paraburgimit ka qenë i caktuar Shkupi pastaj dhe pas i njëjti është transferuar dhe për 16 muaj ka vuajtur në burgun e Manastirit dhe tash gjendet në burgun e Prilepit. Edhe Enver Hoxha Klain, Genci Sefaj dhe Lendrit Rustemaj 12 muaj gjenden në Izolim Total – deklaroi Artene Iseini, avokate.
Iseini dyshon se shteti është duke shfrytëzuar zbrazëtirat ligjore për caktimin e paraburgimit dhe qëllimisht është duke i shfrytëzuar këta mekanizma për ti mbajtur në izolim këta të paraburgosur duke u shkaktuar kështu pasoja shëndetësore.
Dyshoj se shteti përmes mekanizmave të vet po e shfrytëzon izolimin si masë represive ndëshkuese dhe çka dyshoj se u është shkaktuar dëm si në personalitet në aspektin social dhe në aspektin shëndetësor u është dëmtuar të pamurit, të dëgjuarit si dhe sistemi respiratorë – theksoi Artene Iseini, avokate.
Nga drejtoria për zbatimin e sanksioneve thonë se të akuzuarit në fjalë janë në paraburgim, por jo edhe në izolim ndërsa theksojnë se varet nga gjykata se do të qëndrojnë apo jo në pozicionet e tanishme.
Të akuzuarit janë në paraburgim dhe jo në dënim të plotë, se sa do të qëndrojnë në paraburgim nuk varet nga ne por nga gjykata se kur do të shpall vendimin. Të akuzuarit janë vetëm në qeli, por nuk janë në izolim – thuhet nga Drejtoria për Implementimin e Sanksioneve .
Të pyetur nëse drejtoria për zbatimin e sanksioneve ka bërë shkelje ligjore me vendosjen e të akuzuarve në qeli për muaj të tërë theksojnë se gjykata nuk është kompetentë për sistemimin e të burgosurve në hapësirat e burgut.
Gjykata dhe gjykatësi që e kanë lëndën nuk kanë asnjë kompetencë për sistemimin e të burgosurave në burgje, dhe se nëse ndonjë i burgosur është i vendosur vetëm në ndonjë qeli apo hapësira me të tjerë, kjo është e drejtë ekskluzive e burgut – njoftojnë nga Gjykata Shkupi 1.
Avokatët thonë se kanë reaguar tek organet kompetente për këtë situatë pasi që një masë e tillë është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare kundër torturës dhe se një masë e tillë është e lejuar por maksimumi i afatit kohor është 15 ditorë dhe jo më shumë. Të akuzuarit i ka vizituar edhe avokati i popullit i cili gjatë ditëve në vazhdim do të dal edhe me një raport për gjendjen e tyre në paraburgim.
Senat Zylbehari

