Memedali Jusufi
Patriotizmi eshte atdhedashuri dhe eshte ndjenja me fisnike e njeriut , ajo nuk duhet te perfundoj duke urryer tjetrin.
Njerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre.Te gjithe ne bejme pjese ne shoqerine njerezore.Por, shoqeria ku jetojme sot eshte shume e padrejte. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet kur engjëjt na kane zili, po ashtu nuk janë të pakta dhe çastet kur djajtë shokohen nga sjellja e njerezve. Për njerëzit që kanë dhënë zemrat e tyre në kërkim të mirëkuptimit është e pamundur të mos mendojnë për faljen e të tjerëve. Pikërisht siç dëshirojnë të jenë falur, ata gjithashtu dëshirojnë të falin.
Gjithçka për krijesat, në jetë ose jo, është paraqitur me anë të mirëkuptimit përmes humanitetit. Në sajë të shpresës së tyre për mirëkuptim, njerëzit mund të ngrihen mbi retë e errëta që kërcënojnë horizontin e tyre dhe të gjuajnë mundësinë për të parë me lehtësi botën ku jetojme. Këta fatbardhë që janë të vetëdijshëm për krahët e ngritura për mirëkuptim, kalojnë jetën në mes melodive që gëzojnë shpirtrat tona.
Ata që falin janë nderuar me mirëkuptim. Një njeri që nuk di të falë, nuk mund të shpresojë të jetë i falur. Ata që mbyllin rrugën e tolerancës, janë përbindësha që kanë humbur humanizmin e tyre. Këto monstra që nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë të prirur të largojnë vetveten nga mëkatet e tyre, kurrë nuk do të ndjehen të lehtësuar për mirëkuptim.
Ne qofte se duam te ndryshojme boten,ta bejme ate me te drejte,duhet ta fillojme ndryshimin nga vetja.Te jemi me tolerante dhe te falim sa me shume!…..