Në Klinikën universitare për Traumatologji, Ortopedi, Anestesiologji, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente në Shkup gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ndihmë mjekësore kërkuan 63 pacientë.
Prej tyre, shtatë janë hospitalizuar dhe atë katër në neurokirurgji dhe nga një pacient në traumatologji, kirurgji plastike dhe kirurgji digjestive. Drejtori i TOARMIQZ, doktor Ilir Hasani deklaroi se pacienti i parnuar në traumatologji ka thyerje të
ashtit të kofshës, shkaktuar në një aksident rrugor komunikacioni në Veles. Ai është pranuar sot në mëngjes dhe ndaj tij po kryhet ndërhyrja operative. Nga fatkeqësia e njëjtë është lënduar edhe një pacient i cili është dërguar në Klinikën për Kirurgji
Maksilofaciale. Në neurokirurgji janë pranuar katër pacientë prej të cilëve njëri është me lëndim të marrë gjatë fatkeqësisë së komunikacionit rreth orës 20:00. Pacienti i dytë është me lëndime të marra gjatë rrëzimit në shtëpi dhe ndaj tij është kryer trajtim operativ. Pacienti i tretë është pranuar si insult cerebrovaskular, ndërsa i fundit me tronditje në tru.
Dy pacientë të lënduar gjatë rrahjes, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa edhe një pacient i lënduar në fatkeqësi komunikacioni është lëshuar për mjekim shtëpiak.
Gjatë ditës së djeshme në TOARMIQZ nuk janë pranuar pacientë të lënduar nga kapsollat apo mjetet e ngjashme piroteknike.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


