Qëndrim i përbashkët për vendimin me të cilin Kosova i rriti doganat e pemëve dhe perimeve, pritet nga takimi i nesërm në Beograd iniciator dhe nikoqir i së cilit është
ministri serb i Tregtisë Rasim Ljajiq. Në takim, krahas ministrit të Maqedonisë të Bujqësisë, Lupço Nikollovski, do të marrin pjesë edhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekuliq, si dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH, Mirko Sharoviq. Kosova e vendosi të a.q masën e përkohshme më 18 korrik të këtij viti. Masa parashikon 30 për qind dogana më të larta për pemët dhe perimet e importuara, ndërsa do të zgjasë tre muaj dhe vlen për të gjitha shtet të cilat eksportojnë në tregun e Kosovës. Vendet nga rajoni e dënuan hapin e tillë dhe kërkuan tërheqjen e vendimit, duke arsyetuar se është në kundërshtim me Marrëveshjen e CEFTA-s dhe se kjo është në kundërshtim me rregullat për tregti të lirë. Rishqyrtim kërkoi edhe Komisioni Evropian. Ministrat dikasterial nga ana e Maqedonisë menjëherë pas vendosjes së masës së Kosovës shprehën pritjen se do të tërhiqet. Vlerësuan se është sjellë paushall, pa argumente për import të rritur dhe dëme eventuale, si dhe se është ligjërisht dhe formalisht i paqartë. Ministria e Bujqësisë e cila e konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërm në Beograd, dje edhe njëherë tha se nëse Kosova nuk e heq vendimin, Maqedonia do të ndërmarrë kundërmasa për mbrojtjen e prodhimeve vendore. Ndërkohë, numërohen dëmet prej pothuajse eksportit të ndaluar, i cili sipas sipërmarrësve, është
zero në krahasim me eksportin para vendosjes së vendimit kur ka qenë mbi 100 tonë në ditë. Minimum nga katër kamionë e kanë kaluar kufirin, ndërsa tani maksimumi është rreth 30 tonë. Eksporti i përgjithshëm i perimeve dhe pemëve nga Maqedonia në Kosovë për periudhën janarqershor vitit 2018 është mbi 2,5 miliardë denarë. Import të prodhimeve bujqësore nga Kosova nuk ka. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nga vendimi i Kosovës më shumë do të preken domatet, specat dhe kumbullat.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Paga mesatare neto në qershor ishte 48.381 denarë
- Pushtuesi izraelit vret një adoleshent palestinez pranë shtëpisë së tij në Bregun Perëndimor
- Vrasja e turistit, reagon Principote Mykonos në Greqi: S’kemi lidhje me beach-barin në Ksamil, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë
- Paga mesatare neto në qershor ishte 48.381 denarë
- (VIDEO) Mbyllja hetimit për spitalet modulare – Filipçe tha se vendimi është i drejtë, Mickoski e quajti politik
- Neptun, drejt një kapitulli të ri
- ‘Nxehet’ Alba Vukaj, ekspozon gjoksin gjigant në postimin e fundit
- (VIDEO) MPB aktivizon aplikacion “Qytet i Sigurt” për automjetet me targa të huaja


