Në mbledhjen e Qeverisë do të diskutohet për hapjen e kufijve
Qeveria gjatë mbledhjes së djeshme solli vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e Pollogut, siç janë: Tearca, Bogovina, Zhelina, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Bërvenica, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.
Kujtojmë që për të hyrë në Maqedoni, qytetarët janë të obliguar të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe të izolohen 2 javë. Ndërsa, nëse nuk kanë test, është e obligueshme karantina shtetërore 2 javore.



