Me 20.06.2020 rreth orës 17.15 në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-fshati Mavrovë, vetura e tipit “fiat bravo” me targa nga Gostivari e drejtuar nga O.D.(25) nga fshati Mavrovë e ka goditur biciklistin Gj.N.(42) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Pas aksidentit, me veturën e ndihmës së shpejt biciklisti është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku nga mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.



