Në Librin e Ngushëllimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i hapur pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, sot në mëngjesin e hershëm të së dielës sot u nënshkruan zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Voda Orce Gjorgievski, deputetë, kryetari i Gazi Babës Orce Stefkovski, kryetari i Alternativës Zekirja Ibrahimi, të punësuar në shërbinet e Parlamentit dhe qytetarë.
Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të nënshkruhen në Librin e Ngushëllimeve në Kuvend do të mund ta bëjnë këtë në pesë ditët e ardhshme nga ora 10:00 deri në orën 19:00.