Alsat-M 2019-05-31T14:56:10+02:00
Partnerët e koalicionit akoma nuk kanë finalizuar bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë. Derisa kryeministri Zoran Zaev deklaron se ka emrat e ministrave që do t’i propozojë, BDI akoma është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të ministrave nga njëri në resorin tjetër. Jo zyrtarisht partia e Ahemtit, akoma ka dilema rreth emrit të ministrit i cili do të mund të vij në Ekologji, në rast se ministri aktual Sadulla Duraku kalon në ministrinë e re për Sistem Politik. Zëvendëskryeministrja e Qeverisë, Radmilla Shekerinska thekson se partnerët e koalicionit janë duke punuar në sigurimin e kuadrove të gatshëm për bisedime me BE-në.
Në dhjetë ditët e para të qershorit presim që të përfundojnë edhe negociatat me partnerët e koalicionit por edhe me kandidatët që do të caktohen ne funksione. Raporti i KE-së dëshmoi se ky shtet ka bërë seri reformash dhe çudira në planin vendor dhe rajonal. Që në bisedime të futemi me kapacitete të plota, duhet t’i kryejmë edhe detyrat brenda. Kjo do të thotë se na duhet Qeveri me kuadër të plotë”. – theksoi Redmilla Shkerinska, Ministre e Mbrojtjes
Aktualisht Qeveria është duke funksionuar pa ministër Kulture dhe ministër Bujqësie. I pari u largua për arsye shëndetësore, ndërsa partia Alternativa është në bisedime me kryeministrin Zoran Zaev për të mbajtur ose ndryshuar Kulturën me resor tjetër. Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski u largua nga pozita e ministrit pas emërimit tij si sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. Jo zyrtarisht mësohet se në mesin e ministrive që do të preken nga rikonstruimi janë edhe Drejtësia dhe Transporti dhe Lidhjet. Emërimi i ministrave të rij pritet të ndodh deri në mesin e muajit qershor.
Adrian Kerimi
Loading…



