Sekretari i Përgjithshëm Arbër Ademi i pyetur se funksionaret e BDI-së në çfarë gjuhe e kanë dhënë provimin e jurisprudencës pas viti 2019, deklaroi se deri sot nuk është mbajtur në gjuhën shqipe provimi i jurisprudencës.
“Por a do të thotë kjo se kur asnjëherë të mos mbahet kur ligji e garanton. Nuk është vetëm kjo çështje, studentëve të mi ua them, a do të mund të na dalin edhe në të ardhmen situata që Ligji për gjuhën shqipe i rregullon e që ende nuk praktikohet gjuha shqipe, mund të na dalin. P.sh shkresat e noterëve, avokatëve, përmbaruesve, duhet të bëhen në dy gjuhë, shkresat mjekësore, ja ka ku nuk zbatohet…” tha Arbër Ademi.
Çështja faktike dhe pyetja thelbësore sipas Ademit është se a kanë të drejtë ligjore studentët apo nuk kanë të drejtë.
“Për arsye se kemi me ardhë në situata shumë të tjera ku do të kërkohet zbatimi i ligjit për gjuhët. Hartuesi i ligji ka përdorur formulime brilante që në të gjitha institucionet shtetërore gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”, deklaroi mes tjerash Arbër Ademi.


