Simptoma respiratore, temperaturë të lartë trupore, viroza sezonale, ftohje dhe kollë ishin arsyet e shpeshta për të kërkuar këshilla në linjën telefonike Alo doktor, gjatë javës së fundit, nga 28 nëntorit deri më 4 dhjetor.
Në numrin 02/15 123 gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1343 qytetarë për këshilla. Thirrjet ishin nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë dhe të gjithëve u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatologjike.
Nga 15 shtatori i vitit 2014, kur u vendos linja këshillëdhënëse telefonike, në Alo doktor ka pasur gjithsej 122.755 thirrje. Linja është e disponueshme çdo ditë 24 orë me qëllim të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor, ndërsa për këshilla mjekësore janë të disponueshëm 25 mjekë.
Data 13.10.2026
Aktuale
- Trump këmbëngul se armëpushimi energjetik është në fuqi, pavarësisht sulmit vdekjeprurës rus në Kiev
- Aksident i rëndë në Berat/ 3 minorenë përplasen me motorë elektrikë, dy dërgohen në Spitalin e Traumës
- Frika nga mobilizimi i Putinit, rusët largohen nga vendi – qiratë në Armeni dhe Gjeorgji pësojnë rritje
- Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
- Legjenda e Francës e kritikon ashpër Mbappen rreth Topit të Artë
- SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal që kalonte klandestinë, lëshohen 5 urdhër-arreste
- Komuna e Çairit tregon se çfarë ndodhi në bulevardin “Cvetan Dimov”
- Arrestimi i Gani Gecit: Një ngjarje e tensionuar që trondit opinionin publik


