Një tërmet me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe me magnitudë lokale të Rihterit 3.3 ballë është ndjerë sonte nga banorët e Manastirit dhe rrethinës.
Sipas Observatorit Sizmologjik, epiqendra e tërmetit është 125 kilometra në jugperëndim të Shkupit.