Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi tani njihet si një ndër liderët më interesant në vend dhe rajon. Thaçi qëndrimet e tij i ndërron brenda 24 orëve dhe bëhet pishman për atë që vet e thotë.
Ai ditën e zgjedhjeve ku pësoi debakëll nga humbja mbi 70% të votave dhe mbeti me dy deputet u shpreh se këto zgjedhje ka humbur BDI-ja ndërsa ka fituar Lëvizja BESA dhe PDSH-ja ia falë deputet BESËS pa asnjë kusht.
Nuk shkoi as 24 orë kryetari i Studeniçanit Azem Sadiku dhe një herit edhe sekratar i përgjithshëm pas deklaratave të Thaçit u shpreh se lideri i PDSH-së është tallur me Lëvzijen BESA.
Pas kësaj ai ka nisur të mbështes BDI-në ku ditë më parë e shau dhe tha se BDI-ja ka humbur këto zgjedhje.
Ky jo seriozitet i kreut të PDSH-së njihet edhe më parë ku gjatë fushatës së tij zgjedhjet e kaluara tha se do të hyjë me një deputet në qeveri.
“Vetëm ju themi me shushurima, po po po po po po , ne do të jemi në Qeveri dhe ju duhet të rrini urtë”.
“Bisedojmë me kryeministrin, por ende nuk kemi arrit në atë pikë. Janë shumë tema të cilat bisedohen dhe mendoj se nuk është korrekte para se të përfundojnë këto bisedime me i nxjerrë”.
“Nuk kamë thënë se negociojmë, por ne bisedojmë me VMRO-DPMNE-në dhe fjalia ime që sot vërtetohet është se ende nuk kemi arrit te kjo temë e mundësisë së hyrjes së PDSH-së në Qeveri”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi pati deklaruar se PDSH-ja mendonte të bojkotonte zgjedhjet presidenciale pasi shqiptarët nuk mund të fitojnë.
“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, nuk kemi interes si parti për shkak se është një betejë e kotë nuk fiton kandidat shqiptarë. Kështu që njëherë për njëherë nuk kemi interes të marrim pjesë në këto zgjedhje”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Por, më pas,PDSH-ja doli me kandidaturën e Iljaz Halimit, madje Thaçi e promovoi atë si një nga më të rëndësishmet.
“Ma mer mendja, kam besim të plotë se ne do të arrijmë bashkë me partinë, me professor Iljazin dhe me gjithë shqiptarët që ti grumbullojmë votat e gjithë shqiptarëve, ti mobilizojmë të gjithë se është shumë e rëndësishme kjo për shqiptarët”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi ndryshoi disa herë mendime edhe për bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe personalitete të tjera. Ja çfarë tha për Bekim Fazliun kur ai kaloi në Demokracinë e re.
“Nuk e kam ndër mend më të mirem me ata. Për mua është çështje e kryer, do të jenë pjesë e plehut të historisë së kombit shqiptar”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Por, më pas, Thaçi e pranoi atë në parti dhe dy mandate radhazi e vuri në krye të listës për deputet. Ofendime të rënda lëshoi edhe ndaj kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“180 gradë kam ndërruar mendimin për kryetarin e BFI-së. Nuk është problem i imi, i partisë. Mendoj se ai njeri duhet ti kërkoj falje publike një herë direkt Allahut, mandej besimtarëve që I ka fye”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Por, më pas Thaçi e takoi atë,pavarësisht se Rexhepi nuk iu kërkojë falje besimtarëve. Thaçi e shpalli tradhtarë edhe kreun e lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Selën dhe sot e kësaj dite lëshon akuzat më të rënda për të. Por, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ai tha se një kandidat si Sela do ta kishte ëndërr çdo shqiptar ta votonte?
“Besoj e dini pse jeni njerëz me fat. Nuk ka shqiptar në botë që nuk ka dëshirë të votojë për Ziadin Selën, por vetëm ju e keni këtë mundësi. Edhe shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, diasporë, Amerikë, në Evropë, Tetovë, Gostivar, gjithkund, Shkup, Kumanovë, Dibër do të kishin dashur që ta kenë këtë mundësi të artë kombëtare, që të japin votën për Ziadin Selën”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Para zgjedhjeve lokale, Thaçi lidhi koalicion edhe me Rufi Osmanin, por më vonë e prishi atë duke akuzuar Osmanin se fshehurazi ka takuar krerët e LSDM-së.
“Jam I habitur me këtë takim të realizuar në Strumicë në mes të kryetarit të RDK-së dhe nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Por, unë ju siguroj se PDSH, asnjëherë nuk do të lejojë që të ketë platformë të përbashkët me ndonjë nga partitë maqedonase, qoftë LSDM, qoftë VMRO, që nënkupton se ne si PDSH nuk mund të kemi platformë të përbashkët me ndonjë parti politike shqiptare e cila ka platform të përbashkët qoftë me VMRO-në, qoftë me LSDM-në”, u shpreh Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
Por as Ibrahimit dhe as Thaçit nuk i pengoi platforma e LSDM-së dhe vetëm pasi akuzuan Osmanin për të njëjtën punë, Thaçi lidhi koalicion me LSDM-në e Branko Cërvenkovskit. Koalicioni ishte lidhur kundër Qeverisë anti-shqiptare të VMRODPMNE-së dhe BDI. Por, më pas Thaçi ndërroi mendje duke iu imponuar disa herë VMRO-së, kësaj radhe kundër LSDM-së.
https://www.youtube.com/watch?v=njq0jfqPr-o