Alsat 2019-10-11T15:51:24+02:00
Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO, në shënimin e 30 vjetorit të saj në samitin e Londrës në dhjetor, është në pikëpyetje. Kjo për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 10 nëntor. Ratifikimin e Protokollit nga ana e mbretërisë së Spanjës, para Samitit të Londrës nuk e garanton edhe ambasadori, Emilio Sera. Në intervistë për agjencinë shtetërore MIA, Ai thotë se nuk do të luaj rol rezultati i zgjedhjeve por koha e mbetur për zgjedhjet e anëtarëve të ri të Kuvendit. Që vendi të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s, përveç Spanjës, Protokollin për anëtarësim duhet ta ratifikojnë edhe pesë shtete. Italia njoftoi se këtë do ta bëjë në seancën e ardhshme të Kuvendit, ndërsa në procedurë e sipër janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Islanda, Holanda dhe Franca.
Loading…



