Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është aktualisht politikani më i matur, i balancuar si dhe me eksperiencë në skenën politike.
Ai në një shkrim në Facebook shkruan se reformat në PDK duhet me vazhduar më agresivisht dhe me u fokusu në integritet pa kompromis, orientim të kauzat zhvillimore; si dhe rifreskim të Programit dhe Objektivave Partiake për Kosovën.
“ Ne na duhen parti të forta, të pastra dhe efikase. LVV, PDK dhe LDK sa më të mira e mundshme që me u ekuilibru forcat politike, më funksionu sistemi politik mirë dhe kështu me përfitu Kosova. Ne duhet me nxjer ma të mirën që kemi nga njerëzit dhe kapacitetet tona aktuale”, shkruan Muharremi, transmeton Klankosova.tv.