Katastrofat natyrore nuk njohin kufij dhe i tejkalojnë kontestet, kumtojnë nga MPJ greke dhe u falënderohen të gjithëve për ndihmën e ofruar dhe përkrahjen dhe
solidaritetin e shprehur.
“E shprehim falënderimin tonë të sinqertë deri te ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushoglu dhe te i IRJM-së, Nikolla Dimitrov për reagimin e tyre të shpejtë të ofrojnë mjete ajrore për shuarjen e zjarreve vdekjeprurëse në Atikë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, MPJ greke iu falënderua edhe Qipros, Izraelit, Spanjës dhe Komisionit Evropian për ndihmën e ofruar, por edhe të gjithë “miqve dhe partnerëve të
cilët shprehën keqardhje dhe solidaritet me dramën e popullit grek”. “Kjo ofertë e shpejtë për ndihmë tregon në praktikë se fryma e bashkëpunimit të vërtetë dhe
solidaritetit, si dhe katastrofat natyrore nuk njohin kufij dhe tejkalojnë çfarëdo lloj kontesti”, citojnë nga MPJ-ja greke.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj
- Dessa: Revolucioni i ri në komunikimin zanor me inteligjencën artificiale
- Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut


