
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se nuk ka qenë e informuar dhe e kyçur në planifikimin e aksionit të djeshëm në të cilën është kryer bastisje në shtëpinë e kryeshefit të SPB Kumanovë S.V.
“Aksioni në të cilin është kryetar kontroll në shtëpinë e kryeshefit të SPB Kumanovë S.V. është zhvilluar me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake dhe zbatuar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në kuadër të procedurës prahetimore, pa informim dhe planifikim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatën.
Ata kanë bërë apel që të gjithë të punësuarit në këtë organ shtetëror të mbajnë në nivel sjelljen profesionale me qëllim shmangien e situatave që mund të shkaktojnë tensione dhe të dëmtojnë imazhin e Ministrisë. /SHENJA/