Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e dronëve se nga ana e Agjencisë së aviacionit civil është vendosur ndalesë për kryerjen e çdo operacioni me dronë në territorin e qytetit të Shkupit, përkatësisht në sheshin Maqedonia, rrugën “Dimitrie Çupovski”, bulevardi “11 Tetori” përballë Kuvendit të RMV-së, rrugën “Filipi i Dytë”, bulevardin “Goce Dellçev” deri në bulevardin “Ilinden” dhe para Qeverisë së RMV-së.
“Operimi i paautorizuar, i pakoordinuar i këtyre dronëve jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën dhe pronën e personave të tretë në tokë. Operimi i dronëve në zonat e ndaluara është bazë për fillimin e procedurës sanksionuese në përputhje me Ligjin për aviacion”, informon MPB.