Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët, ndërsa përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore, kohë pas kohe mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri një gradë, ndërsa e ditës prej 5 deri 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus katër ndërsa e ditës do të arrijë deri shtatë gradë.
Në ditët në vijim do të mbisundojë mot me diell, me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të enjten do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së mëngjesit nëpër fushëgropa. Rritje më të dukshme të temperaturës ditore do të ketë të premten dhe gjatë fundjavës dhe do të lëvizë në interval prej 9 deri 17 gradë Celsius.