Asociacioni qytetar “Most” do të ndjek dhe vëzhgojë procesin e votimit gjatë tërë ditës duke përfshirë edhe procesin e mbylljes së votimit, numërimin e votave dhe finalizimin e punëve administrative. Drejtori ekzekutiv i “Most”, Darko Aleksov tha se vëzhguesit të cilët do të qëndrojnë në terren për të ndjekur procesin e votimit do të mbulojnë 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Maqedoni.
“Asociacioni qytetar ‘Most’ do ti ndjek zgjedhjet parlamentare me më shumë se 3000 vëzhgues. Në vendvotime do të qëndrojnë 2664 vëzhgues, të cilët do të mbulojnë rreth 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë. Vëzhguesit e Mostit do të jenë statik dhe gjatë gjithë ditës do ta ndjekin procesin e votimit”, deklaroi Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i “Most”.
Aleksov gjithashtu njoftoi që “Most”në teren do të ketë edhe 120 ekipe lëvizëse të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetës logjistik të vëzhguesve statik, ndërsa 80 do ta vëshgojnë punën e komisioneve zgjedhore të komunave, gjithashtu do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
“Most” njoftoi të gjithë qytetarët që gjatë gjithë ditës së nesërme të gjitha parregullsitë që i hasin gjatë votimit dhe për gjithë informacionet që dëshirojnë t’i japin lidhur me procesin e votimit, atë mund ta bëjnë përmes paraqitjes në linjën telefonike falas 080088888 dhe përmes ueb platformës nereguralnosti.most.org.mk. Të gjitha parregullësitë që vërtetohen nga “Most”, do të shfaqen në 4 konferancat që do të mbahen nesër.
“Katër konferanca për shtyp, në orën 9:00, në orën 11:00, 14:00 dhe në orën 19:00. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave do të mbahet konferencë shtesë, në të cilën do të bëhet numërimi paralel me të ashtuquajturën ‘PVT’, u shpreh më tej ai.
Aleksov paralajmëroi të gjithë qytetarët se ata duhet të votojnë me rrethim, me stilolaps ngjyrë të kaltërt dhe nëse ka çfarëdo qoftë shenje ose ngjyrë tjetër në fletë, ajo votë shpallet e pavlefshme. Ndryshe, “Most” do ta vëzhgojë edhe votimin e sotëm, që përfshinë votimin e të sëmurëve, burgosurve, dhe mërgimtarëve.
“Most” informoi për mënyrën e monitorimit dhe… by tvshenjaofficial