11 September 2018 / 10:01
Sot do të kryhet ekspertiza e automjetit Opel Omega, me të cilin , sipas aktakuzës, të dyshuarit në rastin Monstra kanë ikur nga vendi i vrasjes pesëfishtë.Ekspertizën e bëri të ditur javen e kaluar njoftoi në konferencën për shtyp kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, në ekspertizë do të marrin pjesë edhe mediat, por do të mund ta incizojnë vetëm automjetin dhe jo të gjithë procedurën e inspektimit.
Automjeti tani gjendet tek Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuar në Idrizovë.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i ndërpreu gjykimet, i liroi nga paraburgimi të arrestuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda ishte kthyer në gjykim të sërishëm.