Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkitin filialën e bankës TEB në Suharekë.
Gazeta Express ka siguruar njw fotografi ku shihen dy persona tw maskuar tw cilwt po largohen nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.
Gazeta Express, ka siguruar foto ku shihen disa persona teksa me maska po largoheshin nga vendi i ngjarjes.