Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se është karantinuar dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
“Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Kushi.



