Kuvendi ka qënë i informuar se ministri dhe zëvendësministri i Drejtësisë do të mungojnë më 11 dhjetor. Kështu thonë nga Ministria e Drejtësisë, pas pyetjeve të TV SHENJA, pse përfaqësuesit e kësaj ministrie munguan në seancën e djeshme të Komisionit për Çështje Europiane, a e kanë njoftuar Kuvendin se nuk do të jenë të pranishëm dhe a është ky skenar i qëllimshëm i deputetit Artan Grubi me ministrin që të mos ketë debat për amendamentet. Nga shërbimi për informim i Ministris së Drejtësisë thonë se udhëtimi zyrtar i ministrit dhe zëvendësministrit ka qënë i caktuar një muaj më parë.
Ministria e Drejtësisë
“Ministria e Drejtësisë informon se ka pasur komunikim zyrtar me Kuvendin lidhur me Komisionin për Çështjet Evropiane me çka ne kemi informuar për mungesën nga seanca e planifikuar. Theksojmë se ministri Saliji dhe zëvendësministri Ristovski nuk kanë marrë pjesë në Komisionin për Çështjet Evropiane, sepse ata ishin në një rrugë zyrtare që ishte planifikuar një muaj më parë dhe nuk kishte mundësi të anulohet e njëjta. Ne e bëjmë të qartë se kjo nuk është një situatë e planifikuar qëllimisht”.
Edhe vetë deputeti i BDI-së Artan Grubi i cili kryeson me Komisionin për Çështje Evropiane, ku po disutohet për nevojën për sjelljen e Ligjit për gjuhët, dje deklaroi se e ka ditur mungesën e ministrit të Drejtësisë Bylent Saliji, por u arsyetua se e kanë pritur që në seancë do të vijë zëvendësministri. Por debati për shqyrtimin e amendamenteve për ligjin për gjuhët, nuk vazhdoi edhe sot. Deputeti Artan Grubi vazhdimin e seancës e ka caktuar për nesër. Afati tre ditor për debat për amendamentet e dorëzuara është duke kaluar. Deputeti i BDI-së Atran Grubi e kishte caktuar seancën e Komisionit për çështje evropiane, ku duhet të fillonte shqyrtimi i amendamenteve për gjuhën shqipe, për dje në ora 11, por me vetëdije se ministri i Drejtësisë nga Radhët e BDI-së, Bylen Saliji është në udhëtim zyrtar dhe nuk mund të marrë pjesë në të. Ndërsa me mungesë të përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë, si propozuese e propozim ligjit, seanca nuk mund të zhvillohet. Megjithatë deputeti Grubi nuk e ndërpreu seancën por dha pauzë, pa caktuar rifillim të saj, akt i cili lejon të kalojë afati i shqyrtimit të amendamenteve.

