Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura.
“Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe dinjitetin e tyre
Përmbaruesit janë të detyruar ta zbatojnë Kodeksin e etikës profesionale të përmbaruesve i cili paraqet përmbledhje të standardeve të shkruara për sjellje dhe veprim të përmbaruesve në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet, gjegjësisht gjatë zbatimit të Ligjit për përmbarim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të kapaciteteve bashkëgjeneruese të “TESSA Energy”
- Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë: Çfarë thotë një studim i ri?
- “Mbetjet e Jugosllavisë” ende në rrugët e Tetovës: Vetëm 1 shqiptar në 51 emra
- Georgievski: Në Bullgari po nisin ta trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes
- Kryetarët e komunave të Pollogut kërkojnë uljen e orëve për arsimtarët
- Reuters: Rrezikohet furnizimi global me naftë, Arabia Saudite mbyll tubacionin strategjik!
- 105 ditë revoltë! Diaspora zbret sot në Tiranë, protestë masive para Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
- Po e krahason vetën me Ibrahim Tatlises, Butrint Imeri bënë ndryshim në pamje



