Ministri serb për ndërtim, transport dhe infrastrukturë, Goran Vesiq, e pranoi se regjimi i Aleksandar Vuçiç ishte i përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, që duhet të lidhë Detin e Zi me Adriatikun, raporton BGNES.
“Në Bashkimin Evropian e shtynin përpara korridorin nga Bullgaria për në Shqipëri, se dhe atë nga Rumania për në Greqi. Ky skenar i errët për Serbinë u shmang me vendimin e Aleksandar Vuçiç që Beogradi të fillojë të investojë në linjën hekurudhore të Korridorit 10“, – deklaroi hapur Vesiç.
Sipas tij „Serbia duhet të luftojë për të qenë një vend qendror përmes të cilit kalojnë të gjitha linjat hekurudhore“.
Korrespondenti i BGNES nga Shkupi raporton se vendimi i parë i qeverisë së Hristijan Mickoskit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8.