Në bazë të ankesave të diasporës gjatë takimeve të realizuara në vizitat e tij jashtë vendit, ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi sot ka dërguar sugjerime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat.
“Me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet diaspora jonë gjatë vizitës në vendlindje, sidomos në kohën e pushimeve verore, kur fluksi në pikat kufitare është më i madh.
Sugjerime e mia për këto çështje janë si më poshtë:
Të shfytëzohen të gjithë potencialet dhe mundësitë kadrovike, teknike dhe organizative për rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë gjatë kontrollit të trafikut kufitar në hyrje/daljet e vendkalimeve
kufitare; dhe
Të hapet korsi e posaçme shtesë posaçërisht për qytetarët tanë që jetojnë në diasporë” njoftoi ministri Çupi.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Çmimet e ushqimeve në Evropë: Pse disa vende paguajnë më shumë se të tjerët?
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Naim Murseli në gjyq: Apeli për dënimin e përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes
- Rama kërkon sërish dialog, vendosen ftesat te karriget dhe tavolina prej guri para Kryeministrisë
- Nuk ndalen protestat kundër Ramës! Studentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
- Drejtuesi i tifozëve goditet në protestat e Tiranës
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza



