-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me
Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Vuter Plomp.
Ministri Bekteshi, njoftohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë në takimin njoftues me ambasadorin holandez vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve shumë intensiv dhe të suksesshëm, ndërsa temat kryesore që u diskutuan ishin turizmi, bujqësia dhe investimet në energjinë e
ripërtëritshme.
Bekteshi tha se Maqedonia me Holandën ka një histori të suksesshme bashkëpunimi, duke marr si shembull numrin e turistëve holandez, që sipas parashikimit me strategjinë për turizëm është
përmbushur.
Ministri Bekteshi tha se bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme, janë dy degë të ekonomisë shumë të rëndësishme për vendin tonë, dhe se shkëmbimi i përvojës holandeze do të
ndihmonte shumë.
Një lëmi tjetër për të cilën foli ministri Bekteshi ishin investimet e huaja, dhe kyçja e kompanive vendore në realizimin e këtyre investimeve, që do të krijionte një win-win situatë, përfundoi ai.
Ambasadori i Holandës Vuter Plomp, tha se në bashkëpunimin me Maqedoninë, Holanda në qendër të interesimit ka ekonominë. Ai tha se për holandezët Maqedonia ngelet një destinacion i
dëshirueshëm për ta vizituar, dhe kërkoi që të përpilohet një plan afatgjatë për rajonit e Ohrit-Strugës, pasi që numri i këtyre turistëve rritet, dhe me këtë duhet rritur edhe ai i kapaciteteve pritëse.
Dy bashkëbiseduesit, u dakorduan që bashkepunimi mes dy vendeve të thellohen në të gjitha fushat ku ka interesim për investime.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës
- Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor
- Rëndësia e shëndetit mendor në punë: Si stresi ndikon në performancën e punonjësve
- Klekovski në takimin e OBSH-së: Digjitalizimi dhe parandalimi, prioritete në shëndetësi
- BE-ja propozon t’i japë Frontex-it kompetenca për kthimin e emigrantëve nga një vend i tretë në tjetrin
- Një histori tronditëse: Problemet e ligjit të bashkëshortit të Arlindës dhe pasojat e saj
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet


