Alsat 2019-05-30T12:56:15+02:00
Negociatori i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka konfirmuar se opozita ka kërkesa të reja ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas Milloshovskit, opozita tani kërkon që në krye të PSP-së të emërohet prokuror i cili posedon mesataren më të lartë të profesionalizmit. Kjo sipas tij nuk do ta cenonte subordinimin në Prokurori, ndërsa Speciales do t’i jepte motiv për pune të paanshme. Milloshovski shton se pushteti nuk është i gatshëm ta pranojë asnjë nga kërkesat e tyre.
Loading…



