Gazetarë të nderuar, opinion i nderuar sot do të doja t’ju informoj se është parashtruar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë për anulimin e dekretit me fuqi të ligjit që ka të bëjë me pagesën e parave të mëdha për ish të punësuarit në PSP. Iniciativa është parashtruar dje nga Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deritanishëm parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Presim që Gjykata Kushtetuese në një kohë sa më të shpejtë të mundshme të prononcohet lidhur me këtë propozim- iniciativë.
Më lejoni që shkurtimisht të sqarojë pse është parashtruar kjo iniciativë dhe pse konsiderojmë se dekreti që ka të bëjë me ish të punësuarit në PSP dhe pagesa e mjeteve të shumta në para për ta është jokushtetues, i paligjshëm dhe i dëmshëm ekonomikisht.
Së pari, instituti “gjendje e jashtëzakonshme” në përputhje me shumë dokumente ndërkombëtare të ratifikuara nga Maqedonia, e veçanërisht pakti ndërkombëtar për të drejta qytetare dhe politike dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriu ka dy komponentë kryesore prej të cilëve njëri është kornizë ligjore, ndërsa tjetri është kornizë operative. Kjo është në fakt gjendja e jashtëzakonshme. Dhe gjithmonë kur ka kornizë ligjore, korniza ligjore në cilindo dekret me fuqi të ligjit duhet doemos të ndërlidhet me temën që është bazë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Dekreti për pagesën e parave për ish të punësuarit, nëpunësit, hetuesit në PSP nuk ka kurrfarë pikëtakimi me bazën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë, e kjo është beteja me pandeminë dhe virusin Kovid-19 dhe pasojat e tij shëndetësore dhe ekonomike. Prandaj konsiderojmë se ky dekret është i paligjshëm, është kundërkushtetues dhe bie ndesh me dispozitat që Republika e Maqedonisë i ka ratifikuar si anëtare e Këshillit të Evropës.
Më tutje, është evidente se dispozita e kontestuar ka një intencë – të rregullojë në mënyrë të paligjshme një materie që në asnjë aspekt nuk është e ndërlidhur me arsyen kryesore për shkak të cilës Presidenti i shtetit vendosi gjendje të jashtëzakonshme, e as që ka gjendje të emergjencës ose domosdoshmërisë për të rregulluar ndonjë çështje për funksionimin e shtetit që të përballet me epideminë e Kovid 19 në Republikën e Maqedonisë. Prandaj, konsiderojmë se Qeveria e ka keqpërdorur gjendjen e jashtëzakonshme për t’ua paguar paratë ish të punësuarve në PSP të cilët janë anëtarë të afërt të Zaevit, të Katica Janevës, të prokurorëve dhe gjykatësve të mëparshëm dhe të tanishëm dhe të dëgjueshmëve partiak të Qeverisë aktuale.
Cilat nene të Kushtetutës janë shkelur? Me këtë dekret janë shkelur neni 8, neni 9, neni 51, neni 106 si dhe neni 126 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Prandaj, si VMRO-DPMNE konsiderojmë se nëse ky dekret mbetet në fuqi do të shkaktojë pasiguri juridike dhe do të shkaktojë rregullim të dyfishtë të materies së njëjtë që bie ndesh me nenin 8 paragrafin 1, gjegjësisht të parimit të sundimit të së drejtës si një prej vlerave themelore të rendit kushtetues, si dhe bie ndesh me nenin 51 të Kushtetutës, sipas të cilit, të gjitha ligjet dhe dekretet duhet doemos të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat tjera të rregulluara me Ligj.
Prandaj ne si parashtrues të kësaj iniciative propozojmë që Gjykata Kushtetuese të miratojë urgjentisht një kornizë kohore për ndaljen e zbatimit të dekretit të kontestuar me fuqi të ligjit në raport me PSP-në. Dhe së dyti, Gjykata Kushtetuese të marrë vendim me të cilin do ta anulojë Dekretin me fuqi të ligjit, e që ka të bëjë me nëpunësit, hetuesit dhe të punësuarit tjerë të Prokurorisë Publike dhe për financimin pagave, honorarëve dhe shpenzimeve të tjera të tyre të pamerituara të larta.
Ajo që mungon dhe e bën dekretin edhe më të dyshimtë është fakti se në vetë propozimin e dekretit, propozuesi, Ministria e Drejtësisë nuk ka dashur t’i shpalosë implikimet financiare që do t’i ketë ky dekret, por kjo mund të kontrollohet lehtë ndonëse Qeveria ka dashur ta fshehë.
Me fjalë të tjera, në vitin 2019, PSP-së çdo muaj i janë paguar nga 272 mijë euro, gjegjësisht deri në muajin shtator PSP-së i janë paguar diçka prej rreth 2,5 milionë euro. Nëse kjo merret si mesatare dhe përllogariten muajt prej tetorit të vitit 2019 deri në muajin maj të këtij viti deri kur do të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme PSP-së do të duhet t’i paguhen përafërsisht dy milionë euro.
Konsiderojmë se në momente kur punëtorët shëndetësor nuk janë të pajisur sa duhet, kur spitalet mezi dalin në krye me mjete themelore për punë dhe për luftimin e virusit, në momente kur kemi gjithnjë e më shumë radhë të personave të sapo punësuar që përjashtohen nga puna prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për shkak të krizës ekonomike është me të vërtetë një veprim shumë joekonomik që të shpenzohen dy milionë euro për ish nëpunësit dhe hetuesit e punësuar në PSP që janë të afërt me LSDM-në.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së



