Gjatë vizitës së sotme në komunën e Aerodromit, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë mendon se është një rrugëdalje e qëndrueshme nga kriza politike dhe ngërçi i eurointegrimeve, theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.
“Po, ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në bisedime ku konturi i atyre bisedimeve do të jetë diktati bullgar, ne kemi shprehur mendimin tonë, kemi pasur një qëndrim konsistent, të pandryshuar për një vit dhe ky do të jetë ai qëndrim në të ardhmen. Pra këtu nuk keni asnjë dyshim, se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar jo vetëm që nuk do t’i pranojmë, por do t’i refuzojmë dhe kategorikisht. Sa i përket tejkalimit të krizës, zgjidhja është të kemi zgjedhje.
Është e qartë se zgjedhjet janë gjëja më logjike që mund të ndodhë në këtë moment”, deklaroi Mickoski.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Hajdutët “pushtojnë” Bogovinën, thyejnë mbi 10 shtëpi dhe vjedhin edhe kasafortën rreth 400 kilogramë
- Donald, shiko mirë! Trixa shfaqet më atraktive se kurrë
- Eurodeputetja Wiseler Lima kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
- Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite reshje lokale dhe stuhi
- Rregullorja e re/ GJKKO nis me ndëshkimin e avokatëve që bojkotojnë gjyqet, gjobiten me nga 50 mijë lekë
- Nuk ka zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
- Bardhi: Integrimi nuk është slogan politik, Shqipëria nuk bëhet europiane vetëm duke miratuar ligje
- Për shkak të ndryshimit të Këshillit Gjyqësor, gjykimi kundër 13 oficerëve të policisë të lidhur me “Puls” fillon nga fillimi



