Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka thënë se nga BDI nuk mund të pritet propozime për jetë më të mirë, shëndetësi më të mirë, dhe se ata do të flasin për tema siç janë gjuhët, numrat, për qindjet.
Sa i përket paralajmërimeve për punësimet partiake, ai ka deklaruar se derisa të jetë në pushtet, do të punësohen persona kompetent dhe adekuat për pozitat e kërkuara.
“Nuk ka një gjë të tillë, e kam lexuar atë, i kam ndjekur mediat, një gjë të tillë nuk ka, as nuk do të ketë, deri sa unë jam kryetar i Qeverisë maqedonase. Do të punësohen dhe mirë është që të punësohen njerëz që do të jenë kompetentë dhe njerëz që do të përshtaten me ata vende të punës. Çelësa partiak, çelësa etnik, këtë nuk duhet ta diskutojmë, e kemi thënë, që do të bëjmë ligj që të ketë përfaqësim të drejtë etnik, sepse këtë që e kanë bërë paraprakët, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi, sepse Badenteri është kategori kushtetuese, ne patjetër ta respektojmë, ta harmonizojmë ligjin me kategorinë kushtetuese. A që ka pasur lista të tilla, unë deri sa…tani dikush mund të ulet dhe të bëjë lista, unë këtë nuk e përjashtoj, por deri sa unë jam kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Mickoski.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar
- Gashi në Riad: Thellim i bashkëpunimit parlamentar, ekonomik dhe bilateral
- Policia ndalon të ndihmojë makinën që kishte pësuar defekt, brenda gjenden mbi 2 kg kokainë, shoferi vihet në pranga
- Vrasësi serik nga Kumanova pranoi tre nga katër vrasjet e grave për të cilat gjykohet
- Rejën e Shyhretes e ka marrë malli me u bë nuse e tyneherit, vishet e rregullohet si para 50 vjetësh – ia bëri zemrën mal vjehrrës
- Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye
- Sulmi me dron izraelit vret një grua palestineze dhe plagos të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit
- Zbulime të reja, çka e lidh Hatin me Ergys Agasin?



