Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq se do të propozojë shkarkimin e drejtorit Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase. Mickoski tha se ka biseduar me drejtorin Idrizi për këtë çështje.
“Nëse mendoni konkretisht për momentin kur ai në Kuvend nuk ka folur në gjuhën maqedonase, unë kam biseduar me të dhe nuk pres që të përsëritet, por nëse përsëritet ai do të shkarkohet”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Data 10.06.2025
Aktuale
- Mickoski: Nëse raporti i Vajcit nuk kalon edhe më 24 qershor, atëherë problemi nuk janë bullgarët në Kushtetutë, por identiteti dhe gjuha maqedonase
- Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Pas dorëheqjeve, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve në vend
- Familjari i vajzës që humbi jetën në Graz reagon për tragjedinë
- Vajza nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin në shkollën e Grazit, jepen detaje të reja për rastin
- Sekuestrohet drogë më vlerë 2.5 milionë euro në Itali, në pranga një shqiptar. I gjenden në makinë shuma të mëdha parash dhe armë
- Tragjedia në Koçan: GROM kërkon përgjegjësi politike dhe ndihmë për familjet e viktimave
- Sulmi në shkollën e Grazit në Austri, mes viktimave edhe një vajzë nga Kosova, reagojnë familjarët: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht
- Rinovohen hapësirat për dhënien e pasaportave dhe dokumenteve personale në Shkup- shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët