Alsat-M 2019-07-30T12:55:54+02:00
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot dhe nesër do të qëndrojë në Vjenë të Austrisë, për të vazhduar më pas në Budapest të Hungarisë, kanë njoftuar nga partia e tij.
NË Vjenë ai do të zhvillojë takim me karakter shkencor, lidhur me profesionin e tij në kuadër të Universitetit “Shën Kirili i Ohrit”.
Nga atje, së bashku me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, do të vazhdojnë për në Budapest për tu takuar më kryeministrin hungarez Viktor Orban.
NË takim pritet që t[ bisedohen çështjet lidhur me situatën ekonomike dhe politike të Maqedonisë së Veriut, si dhe ndarje të informacioneve në nivel të partive motra të dy politikanëve Mickoski dhe Orban, ky takim vjen para Kongresit të Partise Popullore Evropiane dhe zgjedhja e re e udhëheqësisë”, kanë njoftuar nga VMRO –DPMNE./Alsat
Loading…



