Zv/kryeministri, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë, është sjellë vendimi për ndërprerjen e e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino.
“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet.
Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë”, ka shkruan Mexhiti.
Ai ka shkruar se prioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve.
“T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit.
Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit onlajn dhe internet.
Interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë.
Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër.
Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë”, ka shtuar më tej Mexhiti. /SHENJA/
Data 01.07.2025
Aktuale
- Ligjet evropiane për t’u mbrojtur nga rreziku i deepfake
- Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti
- BQK dhe AKI: Një hapi i ri në forcimin e sigurisë financiare për Kosovën
- Microsoft anulon fjalëkalimet: Çfarë duhet të dini për këtë ndryshim revolucionar
- Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
- A do t’i heqë DASH “non gratën” Berishës? Flet ish-zyrtari i lartë i SHBA: Programi i sanksioneve ka disa probleme kyçe! Kreu i PD u ndëshkua pa prova
- Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën
- Aksion antidrogë në Strumicë