Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka numëruar rastet kur shqiptarët janë dëmtuar, si rasti Sopoti, Alfa, vrasja e Harun Aliut, rasti Monstra, dhe përsëri BDI ka qëndruar në pushtet.
Mexhiti ka thënë se koha e BDI-së, ka kaluar dhe se ata do të mbesin në opozitë.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
Asnjëra nga këto tragjedi nuk është zbardhur deri më sot. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka dhënë doreheqje për arsye morale ose politike. Askush nuk është thirrur në përgjegjësi para ligjit. Kryeministra kanë qenë Cërvenkovski, herë Buçkovski, herë Gruevski, herë Zaevi, herë Dimitrovski, herë Kovaçevski. E BDI – ka vazhduar të qëndrojë e heshtur në pushtet.
Prandaj sot, kur pa pikë turpi marrin hov e dalin nëpër foltore e bëjnë shoë për estradë, dua t’i porosis vetëm një gjë:
Koha e BDI-së ka kaluar. Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë.
Rrini rahat.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



