Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me diell dhe nuk do të ketë kushte për shi, njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike. Sinoptikja Kostadinka Arsovska bëri të ditur se këto ditë është duke mbizotëruar mot shumë i ftohtë. Megjithatë sipas saj nuk do të ketë temperatura nën zero, përveç në Berovë ose nëpër male ku është më ftoftë.
“Tani jemi nën ndikimin e motit të ftohtë. Në Maqedoni gjithandej është mjaftë ftohtë, është jashtëzakonisht ftohtë në krahasim me ditët paraprake. Kishte reshje të shiut, megjithatë jo të theksuara, donë të thotë theksi më së shumti vendoset tek i ftohti, që do të shoqërohet me erë veriore. Por kjo do të kaloj, moti do të kthjellohet. Nesër në pjesën më të madhe të ditës do të mbizotëroj mot me diell, pak më ngrohtë gjatë ditës, megjithatë mëngjesi do të jetë i freskët”, ka deklaruar Kostadinka Arsovska, sinoptike.
Megjithatë përfundimi i ditës së nesërme dhe fillimi i ditës së hënë do të sjellë përsëri temperatura shumë të ulëta dhe erë të fortë veriore. Në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit mund të ketë reshje shiu, por ato do të jenë të rralla, ndërsa në male reshjet do të jenë të borës.
“Nga e hëna gjatë ditës do duhet që reshjet të pushojnë. Do të ketë zmadhim të lagështisë dhe të erës. Ndërsa nga e marta na pret mot me diell, por do të vazhdoj të jetë ftohtë gjatë ditës edhe mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta, me temperatura të ulta. Pra, nga e marta na presin temperatura negative në më shumë vende. Intervali do të jetë -6/-7 deri në 2 gradë”, shtoi më tej ajo.
Nga Enti për Punë Hidrometeorologjike thonë se edhe pse fundjava do të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave, javën në vazhdim duke filluar nga e hëna moti do të jetë përsëri i freskët dhe do të ketë temperatura shumë të ulëta.

