-Zotëri Osmani a do ta thyeni sot heshtjen për Merkon?
(Osman qesh)
Me buzëqeshje të këtillë reagoi zëdhënësi i BDI-së kur u pyet për Ramiz Merkon, të shpallur non ngrata nga SHBA-të.
Pas dy ditësh heshtjeje integristët sot vendosën të flasin për ‘gjëmën’ që u ra mbi parti.Bujar Osmani njoftoi se pasi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është takuar me Merkon, kanë sjell tre vendime, mirëpo asnjëri prej tyre nuk parasheh përjashtimin e Merkos nga partia e as dorëheqjen si kryetar i Strugës. Në vend të këtyre BDI e ka pauzuar anëtarësisë e tij në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm deri sa të përfundojë hetimi, pas së cilit pritet të sillet vendim.
“Njoftojm opinionin se BDI kërkon nga institucionet të hapin menjëher tim gjithëpërfshirës për y.Merko për të gjitha pretendimet dhe informacionet e mundëshme që dalin nga ky vendim i Departamentit të Shtetit. Nën dy BDI pranon vendimin e z.Merkos për të ngrirë anëtarësinë e tij në kryesi dhe në këshillin e përgjithshëm në BDI derisa të përfundon hetimi. Nën tre BDI pezullon aktivitetin zgjedhor partiak në degën e Strugës derisa të krijohen kushte të reja për organizimin e tyre”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Sikurse Merko në listën e zezë të SHBA-ve është edhe ish-deputeti Xhevat Ademi, i cili vijon të jetë anëtar kryesie në partinë e Ahmetit, po përse të njëjtit nuk iu ngri vendi si anëtar?!
TV21: Edhe z. Xhevat Ademi është në listën e zezë, por vazhdon të jetë anëtar i kryesisë.
Osmani: Është vendim i z. Merko për të ngrirë anëtarësinë e tij dhe ne e kemi pranuar.
TV21: Domethënë ai ka kërkuar.
Por si nuk e vërejti BDI korrupsionin e Merkos kur vazhdimisht është lavdëruar për vetingun e brendshëm në parti. Në këtë pyetje Osmani nuk u përgjigj drejtpërdrejt.
“Kemi bërë thirrje në çdo takim, në takimin tim të fundit me ju, kam thënë që kërkoj hetim institucional, të menjëhershëm për të gjitha partitë politike, sepse kjo është rruga e vetme dhe absolutisht mendojmë që vendimet e SHBA-ve janë komfor këtyre pretendimeve tona”, shtoi Osmani.
Osmani përsëriti disa herë qëndrimin se BDI kërkon që institucionet të hapin hetim gjithëpërfshirës për Merkon dhe të gjitha subjektet politike dhe bartësit e funksioneve.