Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të fuqishme. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore kohë pas kohe do të arrijë shpejtësinë prej mbi 60 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.
Deri në fillim të fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullimave dhe erë të fuqishme. Të enjten në orët e pasdites do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë reshje të shiut të cilat do jenë më të dendura të shtunën. Të martën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, kohë pas kohe me shpejtësi mbi 60 km/h


