PDSH-ja tubimin e parë zgjedhor e mbajti në Studeniçan të Shkupit. Kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi para të pranishmëve tha se shqiptarët duhet t’i pyesin partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, se çfarë qëllimi kanë dhe ku duan të mbërrijnë. Thaçi nga Studeniçani tha se Karshiaka është fundi i territoreve i banuar me shqiptarë. Fitorja e PDSH-së në Studeniçan kundrejt BDI-së si në vitin 2002 ashtu edhe në vitin 2013 është një mesazh i fuqishëm për bashkësinë ndërkombëtare tha Thaçi, si për SHBA-në, BE-në, ashtu edhe për NATO-n, se ideja kombëtare shqiptare në Maqedoni nuk shkilet dhe nuk eliminohet. Sipas tij, Maqedonia të vetmen shansë për mbijetesë e ka nëse pranon se është shtet edhe i shqiptarëve.
“Të ju përkujtojmë tjerëve. Në vitin 2002 kur Ali Ahmeti dhe BDI-ja na gënjyen se na çliruan, ju nuk i besuat, dhe në vitin 2002 BDI-ja dhe Ali Ahmeti ka humb në Studeniçan. Vitin e kaluar kur PDSH-në si formacion të vetëm kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë, e sulmuan nga të gjitha anët disa me qëllime shkatëruese e disa me qëllime diciplinuese, prapë ju e keni mund BDI-në”, deklaroi Thaçi. /SHENJA/

