Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit shqiptar, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, 60-vjeçare, në Greqi, ndërsa plagosi djalin e saj 29-vjeçar kur ai u përpoq të mbronte nënën e tij nga duart e njerkut.
Sipas mediave greke, shqiptari i cili është vetë dorëzuar pas ngjarjes ka pranuar krimin. Ai akuzohet për vrasje, kryer dhe tentativë dhe për dispozitat e Ligjit për Armët dhe është referuar për të kërkuar falje në hetues, ku ka marrë një afat.
Gjatë hetimeve paraprake ai dyshohet se i ka thënë policisë se mëngjesin e së dielës ka shkuar në shtëpi i vendosur për të vrarë gruan e tij nga xhelozia, pasi dyshonte se ajo po e tradhtonte.
Duke folur për protothema.gr, djali i 60-vjeçarit tha se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj. Në periudhën e fundit, siç ka shpjeguar ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen. “Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, tha ai.
Djali i gruas fatkeqe shtoi se gjithçka duket se ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe ka besuar se donte të sulmonte djalin tjetër të saj, 29-vjeç, që ndodhej në shtëpi me ta. Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai goditi atë në bark, duke e plagosur për vdekje.
“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë ndodhi e sulmoi dhe më pas e goditi edhe me thikë”, tha djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij nuk rrezikon të vdesë për shkak të plagosjes së rëndë.
I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai theksoi se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.
Sipas informacioneve të protothema.gr, autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë.
Nuk dihet ende nëse 46-vjeçari ka synuar fillimisht të sulmojë djalin e gruas së tij apo atë, por raporti sugjeron se ai e vrau atë kur djali i saj pa sulmuesin duke e goditur me thikë dhe u përpoq ta ndalonte.